Ngjarje të veçanta për nga natyra dhe të pazakonta në botën tonë ndodhin çdo ditë, ndonëse ne nuk besojmë. Vetëm pak muaj më parë në Shqipëri, më saktë në qytetin e Durrësit, në fshatin Shkallë të saj ndodhi një e tillë.
Teksa po shkonte të mblidhte drurë në pyll, një i ri, 23-vjeçar, me emrin Sadik u pickua nga një lloj zvarraniku vdekjeprurës siç është gjarpri. Ai u dërgua nga banorët e zonës tek një mjek popullor i fshatit, me shpresën se do të shpëtonte falë metodave tradicionale, por mesa duket kjo nuk funksionoi dhe të bindur se kishte vdekur familiarët vendosën ta varrosnin. Por, teksa po bëheshin këto përgatitje për lamtumirën e fundit nga të afërmit ai nisi të lëviz dhe nxjerr zë. Të gjithë u shokuan dhe nuk u besonin syve. Gabimi që bënë ata sërish ishte duke e dërguat tek i njëjti mjek si më parë dhe këtë herë jeta e tij nuk mund të shpëtohej më, kështu “mjeku” e deklaroi trupin të vdekur për të dytën herë. Trupi u dërgua në spital ku u bë ekzaminimi pas vdekjes dhe pas gjithë kësaj tronditjeje, familjarët e varrosën të shashtisur nga ngjarja.
Ngjarje të tilla janë rrënqethëse dhe të dhimbshme, pa kursyer edhe pasojat e rënda nga veprime të tilla. Prandaj,është i nevojshëm për çdo rast ndërhyrja emergjente e urgjencës së zonës e cila duhet të jetë në funksion 24 orë për raste urgjente të tilla, së bashku me medikamentet e domosdoshme të urgjencës, qofshin ato injeksione apo ilaçe që përdoren në mënyrë orale nga mjeku përgjegjës i zonës. Kështu mund të kursehen shumë jetë.
Esmeralda Shera- Korespondente Komuna Manëz