Njё pjesё e madhe e studentёve nё qytetin e Durrёsit vijnё nga rrethet, pёr tu shkolluar duke u pёrballur me njё sёrё problemesh, si ato: ekonomike, shёndetёsore, punёsimit, etj.
Studentёt qё vijnё nga rrethet nuk kanё asnjё mbёshtetje tё vogёl nga shteti pёr pёrballimin e jetёs studentore. Nёse do tё flasim pёr njё pёrllogaritje tё thjeshtё, faturat qё duhet te paguajnё janё tё shumta. Shtёpija me qera, tarifa shkollore, librat, ushqimet, etj.
E pёrveç kёtij fakti duhet tё pёrballen dhe me qendrёn shёndetёsore nё Durrёs. Nёse do tё duhet tё bёsh njё vizitё nё spital, nё radhё tё parё duhet tё marrёsh njё rekomandim nga mjeku i familjes dhe nёse nuk e ke atёherё do tё duhet tё paguash njё faturё prej 2000 lekё tё reja.
Nёse studenti/a do tё kishte kohё tё mjaftueshme pёr tё shkuar nё njё institucion publik dhe tё merrte njё letёr rekomandimi tek mjeku i familjes nuk do tё lindte nevoja tё shkonte nё spitalin e Durrёsit, do ti drejtohej spitalit nё qytetin e tij tё lindjes.
Tё paktёn pёr studentёt duhet tё kishte njё pёrkujdesje mё tё lartё, nё bazё tё mundёsive tё tyre, por nё fakt nuk ёshtё vetёm faji i mjekut, sepse pёr studentёt nuk egziston as “Karta e studentit“.
Monika Xhaja-Korespondente pёr theport.al