Data katërmbëdhjetë tetor shënon fillimin e ciklit të ri universitar. Në këtë datë Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” ka hapur dyert për të mirëpritur studentët e rretheve të ndryshme. Numri i të rinjve në njësinë Administrative Sukth që kanë zgjedhur këtë universitet për studimet e tyre sa vjen e rritet vit pas viti. Distanca, jo e largët nga zona e tyre, kushtet si dhe mesatarja i ka shtyrë të rinjtë drejt këtij institucioni arsimor. Degët që kanë zgjedhur të studiojnë janë të ndryshme e kjo në varësi të preferencave dhe rezultateve që secili ka pasur. Ato duken plot shpresë dhe të kënaqur që po startojnë këtë sezon të ri shkollor.
“ Unë jam studente në vitin e dytë për shkenca ekonomike, ndjek studimet pranë universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. Kjo degë ishte në preferencat e mia, ndonëse jo primarja, por jam e kënaqur me degën ku po studioj aktualisht. Këtë vit që filloi ajo çfarë më bëri përshtypje dhe më gëzoi ishte se shumë të rinj nga Sukthi miq e mikesha të miat zgjodhën të ndiqnin studimet pranë këtij universiteti. Duke qenë se ky universitet është i ndarë në dy kampuse disa prej nesh u shpërndanë, por përsëri me rëndësi mbetet që jemi në të njëjtës njësi administrative. Jemi pak me fat mendoj pasi kemi një universitet kaq të madh dhe të kualifikuar afër zonës sonë duke na e lehtësuar në këtë mënyrë transportin dhe lodhjen që do të ndjenim nga ndonjë qytet tjetër.
Çfarë mbetet problem për ne është fakti që në disa orare të vona jemi të detyruar të na vijnë të na marrin prindërit pasi mungon transporti publik në orët e vona.”- u shpreh Klara.E për theport.al
Marsida Koka-Korespondente Njësia Administrative Sukth